29 Shtator 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 shtator  2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, zhvilloi një seancë konsultative me Autoritetin e Konkurrencës, më pas, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1.   autorizimin për ushtrim veprimtarie si Kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për
      shoqërinë "Raiffeisen Bank" sh.a;

2.   autorizimin për ushtrim veprimtarie si Kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për
      shoqërinë "First Investment Bank" sh.a;

3.   licencën për ushtrim veprimtarie si tregtar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në Bursë
      dhe në tregun me pakicë për shoqërinë "First Investment Bank" sh.a;

4.   licencimin e zj. Elma Lloja dhe zj. Anilda Mirdita si broker për tregtimin e letrave me vlerë në emër dhe për
      llogari të shoqërisë "First Investment Bank" sh.a;

5.   miratimin e shoqërisë "Deloitte Albania" sh.p.k, në cilësinë e Ekspertit Kontabël të regjistruar për auditimin e
      pasqyrave financiare për vitin 2010, të shoqërive të sigurimit "Albsig" sh.a dhe "Intersig" sh.a;

6.   miratimin e shoqërisë "Price Waterhouse Coopers" sh.p.k, në cilësinë e Ekspertit Kontabël të Regjistruar për 
      auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit "Eurosig" sh.a;

7.   miratimin e shoqërisë "KPMG Albania" sh.p.k, në cilësinë e Ekspertit Kontabël të Regjistruar për auditimin e
      pasqyrave financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit "Sicred" sh.a;

8.   miratimin e planit financiar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2011";

9.   miratimin paraprak të bashkimit me përthithje të shoqërisë "Sigal Uniqa Group Austria" sh.a me shoqërinë
      "Sigal Holding" sh.a, si dhe;

10. licencimin e  shoqërisë "Havus Albania" sh.a,  si shoqëri vlerësuesish dëmesh në sigurime.