24 Prill 2023
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 28.04.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion mbi vlerësimin e nivelit të përputhshmërisë së standardeve dhe praktikave të AMF-së me Parimet Themelore Ndërkombëtare në Sigurime (ICP), kryer nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS);
- Informacion mbi monitorimin e treguesve të tregut të SIK gjatë muajit mars 2023;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores "Për ndalimin e abuzimit me tregun", në bazë të ligjit nr. 62/2020 "Për tregjet e kapitalit";
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “NOA” sh.a. për emetimin e obligacioneve me ofertë publike”;
- Projekt “Mbi inspektimin në vend të ushtruar pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Projekt “Mbi përfundimin e licencës së shoqërisë së brokerimit “Suntrust Broker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit “Assibroker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Devon” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë “Euro Broker” sh.a., si rezultat i shitjes së aksioneve dhe emërimit të Administratorit të shoqërisë “Euro Broker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime”;
- Të tjera.
Shqip
English