28 Prill 2023
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 28.04.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e projektrregullores "Për ndalimin e abuzimit me tregun", në bazë të ligjit nr. 62/2020 "Për tregjet e kapitalit";
- Miratimin e prospektit të shoqërisë “NOA” sh.a., për emetimin e obligacioneve me ofertë publike;
- Përfundimin e licencës së shoqërisë së brokerimit “Suntrust Broker” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit “Assibroker” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Devon” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë “Euro Broker” sh.a., si rezultat i shitjes së aksioneve dhe emërimit të Administratorit të shoqërisë “Euro Broker” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.
Shqip
English