Ecuria e tregut me pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2023
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2023, u dominua në masën 71.31% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 28.69% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 88.18% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 61.84% dhe 26.33% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-mars 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.22% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar–mars 2023, ka pasur një rritje prej 376.66 milionë lekë ose 20.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 216.36%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar–mars 2023, ka pasur një rritje prej 9.89 milionë lekë ose 1.34%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 7.43%, krahasuar me periudhën janar–mars 2022.
Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 386.55 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar–mars 2022.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
| (në mln lekë) | (në %) | ||||
| Janar - mars | 2022 | 2023 | `23/`22-1 | ||
| B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 1,810.25 | 2,186.91 | 20.81 | |
| Individë | 587.45 | 1,958.81 | 233.44 | ||
| Persona juridike | 1,222.80 | 228.10 | (81.35) | ||
| C | Blerje para afatit të maturimit | 739.67 | 749.56 | 1.34 | |
| Individë | 484.67 | 643.86 | 32.85 | ||
| Persona juridikë | 255.00 | 105.70 | (58.55) | ||
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar–mars 2023 (në versionin Excel) klikoni këtu.
Shqip
English