
Ecuria e tregut të pensioneve private vullnetare, 31.03.2023
Gjatë periudhës janar-mars 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 31.03.2023 tregon një total asetesh neto prej 5,965.36 milionë lekë (52.69 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 265.98 milionë lekë (4.67%) krahasuar me 31.12.2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2023 rezultoi 37,060 anëtarë duke shënuar një rritje prej 1.48% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’22 | 31.03.’23 | 31.12.’22-31.03’23 | |
Asetet neto të FP | 5,699.38 | 5,965.36 | 4.67 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.03.2023
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 10,688 | 2,590.62 |
CREDINS PENSION | 18,858 | 1,764.46 |
RAIFFEISEN | 3,638 | 1,255.81 |
ALBSIG | 3,859 | 345.51 |
SMART PENSION | 17 | 8.96 |
TOTAL | 37,060 | 5,965.36 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.03.2023
(Në %)

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 113.21 lekë