
Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2023
Gjatë periudhës janar-mars 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 41.99 miliardë lekë me një rritje prej 0.53 miliardë lekë ose 1.27%, krahasuar me 31.12.2022.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 71.77% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 8.81% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të investimeve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’22 | 31.03’23 | 31.12.’22-31.03’23 | |
Asetet neto të FI | 41,466 | 41,995 | 1.27 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
31.03.2023
Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
Raiffeisen PRESTIGJ | 22,048 | 26,630 |
Raiffeisen Vizion | 3,841 | 9,437 |
Raiffeisen Invest EURO | 1,534 | 3,618 |
Credins PREMIUM | 484 | 757 |
ABI EIA | 70 | 333 |
ABI FLEX EURO | 13 | 295 |
Raiffeisen MIX | 82 | 240 |
Albsig Standard | 96 | 213 |
WVP Top Invest | 323 | 212 |
WVP Global | 278 | 209 |
ABI FLEX USD | 3 | 50 |
TOTAL | 28,772 | 41,995 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 31.03.2023

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.