31 Maj 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31.05.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit Austriak të Tregjeve Financiare (FMA);
  2. Miratimin e projektrregullores “Për licencimin dhe funksionimin e platformës shumëpalëshe të tregtimit (PSHT), platformës së organizuar të tregtimit (POT) dhe kërkesat për shoqëritë komisionere që veprojnë si internalizues sistematikë”;
  3. Miratimin e projektrregullores “Për kriteret e licencimit dhe funksionimit të Bursave/operatorëve të tregut, që vënë në funksion veprimtarinë e një tregu të rregulluar”;
  4. Miratimin e projektrregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së Depozitarit Qendror të Titujve”;
  5. Miratimin e projektrregullores “Për kërkesat e licencimit dhe të funksionimit të shtëpisë së klerimit dhe kundërpalës qendrore (CCP)”;
  6. Miratimin e projektrregullores “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërisë komisionere dhe institucioneve të tregut”;
  7. Miratimin e projektrregullores “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  8. Miratimin e “Manualit të Mbikëqyrjes me Bazë Rrezikun, për tregun e sigurimeve”;
  9. Miratimin e “Udhëzimit për matricën e rrezikut dhe treguesit analitikë për tregun e sigurimeve të jojetës”;
  10.  Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  11. Miratimin e emërimit në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
  12. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  13. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
  14. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.; 
  15. Miratimin e riemërimit të Zv. Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.; 
  16. Miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.; 
  17. Miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Brokers” sh.a., si rezultat i shitjes së aksioneve; 
  18. Miratimin e heqjes me kërkesë, të licencës së brokerit në sigurime; 
  19. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.