28 Korrik 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28.07.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e tarifave të ndryshuara të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, për ofrimin e shërbimeve si Regjistrar dhe Depozitar Qendror i Titujve; 
  2. Licencimin e shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, në klasat e jetës dhe jojetës; 
  3. Miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së sigurimit nga “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., në “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.; 
  4. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.; 
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria - shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
  7. Miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “First Investment Bank” sh.a., si “Depozitar”; 
  8. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.; 
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.