19 Tetor 2023

“Roli i sigurimeve në menaxhimin e riskut të katastrofave”

Tema e panelit të parë ishte “Roli i sigurimeve në menaxhimin e riskut të katastrofave”. Në panelin e drejtuar nga zj. Tatiana Skalon, Eksperte e Financimit të Riskut të Katastrofave në Bankën Botërore, morën pjesë z. Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, z. Yusuf Dinç, Anëtar Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve Private të Turqisë, z. Olivier Mahul, Menaxher i Seksionit të Krizave dhe Financimit të Riskut të Katastrofave në Bankën Botërore dhe z. Conor Donaldson, Drejtues i Zbatueshmërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS).

Panelistët diskutuan mbi modelet e aplikuara për skemat e sigurimit nga katastrofat, praktikat më të mira botërore, si edhe implementimin e tyre në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.