23 Tetor 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 27.10.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Konfidencialitetit, ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK)”;
  4. Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 8-mujor të vitit 2023 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin ushtrimor 2023”;
  6. Projekt “Për një ndryshim në Aneksin e licencës nr. 3, datë 29.12.2021 të shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi inspektimin në vend të kryer pranë “Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  8. Projekt “Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.; 
  9. Projekt “Për miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Tirana Bank” sh.a., si “Depozitar””;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”’ sh.a.;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Euro Broker” sh.a.;
  12. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”; 
  13. Të tjera.