Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2023
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2023, u dominua në masën 67.03% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.97% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.13% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 46.81% dhe 41.99% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar - shtator 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.19% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar - shtator 2023, ka pasur një ulje prej 494.16 milionë lekë ose 11.86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 37.05%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar - shtator 2023, ka pasur një ulje prej 155.24 milionë lekë ose 5.91%, ndërkohë pati një rritje në numrin e transaksioneve në masën 44.91%, krahasuar me periudhën janar - shtator 2022.
Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 649.40 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar - shtator 2022.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| janar - shtator | 2022 | 2023 | `23/`22-1 | |
| B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 4,167.47 | 3,673.30 | (11.86) |
| Individë | 2,665.15 | 3,307.57 | 24.10 | |
| Persona juridikë | 1,502.32 | 365.73 | (75.66) | |
| C | Blerje para afatit të maturimit | 2,626.29 | 2,471.05 | (5.91) |
| Individë | 2,271.29 | 2,339.85 | 3.02 | |
| Persona juridikë | 355.00 | 131.2 | (63.04) | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - shtator 2023 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English