Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 27.10.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
1. Miratimin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Konfidencialitetit, ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK);
2. Miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin ushtrimor 2023;
3. Miratimin “Për një ndryshim në Aneksin e licencës nr. 3, datë 29.12.2021 të shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a.”;
4. Miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Tirana Bank” sh.a., si “Depozitar”;
5. Miratimin e riemërimit në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”’ sh.a.;
6. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Euro Broker” sh.a.;
7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
Shqip
English