6 Nentor 2023

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e raportimit periodik pranë Autoritetit të shoqërive komisionere, Bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 "Për Tregjet e Kapitalit", ka hartuar projektrregulloren “Për formën dhe përmbajtjen e raportimit periodik pranë Autoritetit të shoqërive komisionere, Bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut”. Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:
https://amf.gov.al/projekt.asp?id=95

Për më shumë informacion, kontaktoni [email protected]