17 Nentor 2023

Mision i Asistencës Teknike nga ekspertët e TAIEX, për zhvillimin e kuadrit ligjor në tregun e sigurimeve

Ekspertë të TAIEX-it (Technical Assistence and Information Exchange), pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Kroacisë (HANFA), zhvilluan në datat 13-17 nëntor, misionin e tyre në mbështetje të përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e sigurimeve me direktivat e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij misioni u trajtuan çështje kryesore që lidhen me zbatimin e direktivës së regjimit mbikëqyrës Solvency II, u shpjeguan konceptet e reja të saj, me qëllim përshtatjen dhe integrimin e tyre në kuadrin ligjor të sigurimeve në vend. Ekspertët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera, që e kanë kaluar më herët procesin e përafrimit të legjislacionit me këtë direktivë.    

Asistenca teknike e kërkuar nga Autoriteti, u realizua në kuadër të zbatimit të objektivave kryesore të AMF-së, parashikuar në “Strategjinë e Autoritetit 2023-2027”, si edhe të angazhimit të Autoritetit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.