20 Nentor 2023

AMF organizon workshop mbi zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar 17, për shoqëritë në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi me 20 nëntor një workshop mbi zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar, SNRF17, për shoqëritë e sigurimeve. Në gusht të këtij viti, Bordi i AMF-së miratoi Udhëzimin “Mbi Raportet e Shoqërive të sigurimit për zbatimin e SNRF 17 “Kontratat e Sigurimit”” i cili përcakton edhe format, afatet dhe përmbajtjen e raportimit të shoqërive të sigurimit, të cilat hartojnë dhe raportojnë pasqyrat financiare, në përputhje me SNRF.

Pjesë e standardeve të raportimit financiar është edhe zbatimi i SNRF 17 “Kontratat e sigurimit”, i cili zëvendëson SNRF 4, do të hyjë në zbatim duke nisur nga  1 janar 2025. Zbatimi i SNRF 17 parashikohet të ketë efekt të gjerë mbi paraqitjen e pasqyrave financiare, si dhe të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në metodologjinë e llogaritjes së provigjoneve. Në zbatimin e SNRF 17 përfshihen edhe koncepte të reja, si marzhi i shërbimit kontraktor, rregullimi i rrezikut, etj.

Pjesëmarrës në këtë workshop ishin drejtuesit e financës dhe aktuarë të shoqërive të sigurimit të Jetës dhe Jo-Jetës që veprojnë në vend. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të zbatimit të Strategjisë së AMF-së për edukimin financiar, në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatën e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

Për të lexuar të plotë udhëzimin e miratuar nga AMF “Mbi raportimin e shoqërive të sigurimit për zbatimin e SNRF 17 Kontratat e sigurimit” klikoni në linkun më poshtë. https://amf.gov.al/pdf/ligje/UdhezimmbiraportiminezbatimitteIFRS17,Nr146,dt31_08_2023_docx.pdf