24 Nentor 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24.11.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e buxhetit të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimin e buxhetit afatmesëm 2024- 2026”;
  2. Miratimin e projektrregullores "Për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së raportimit periodik të shoqërive komisionere, bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut”;
  3. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  4. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “IuteCredit Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  5. Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “WVP-Ndërmjetës në Sigurime” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a.;
  8. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”.