Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private, 30.09.2023
Gjatë periudhës janar-shtator 2023, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private në 30.09.2023 tregon një total asetesh neto prej 6,483.23 milionë lekë (60.80 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 783.84 milionë lekë (13.75%) krahasuar me 31.12.2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2023 rezultoi 38,001 anëtarë duke shënuar një rritje prej 4.06% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’22 | 30.09.’23 | 31.12.’22-30.09’23 | |
Asetet neto të FP | 5,699.38 | 6,483.23 | 13.75 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.09.2023
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 11,099 | 2,715.30 |
CREDINS PENSION | 19,122 | 1,990.65 |
RAIFFEISEN | 3,710 | 1,341.22 |
ALBSIG | 3,970 | 423.53 |
SMART PENSION | 100 | 12.53 |
TOTAL | 38,001 | 6,483.23 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private , 30.09.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 106.63 lekë