7 Dhjetor 2023

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloret bazuar në ligjin “Për Fondet e Pensionit Privat”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 76/2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, ka hartuar projektrregulloret:

  • “Për përcaktimin e elementëve të kontratës së anëtarësimit, të deklaratës së pranimit të pjesëmarrjes, të kontratës së administrimit të aktiveve të shoqërisë administruese dhe përmbajtjes dhe strukturës së prospektit të fondit”; dhe
  • “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat dhe depozitarit të fondeve të pensionit privat të themeluara në Republikën e Shqipërisë”.

    Projektrregulloret e sipërpërmendura dhe shtojcat përkatëse publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:
  Për më shumë, kontaktoni [email protected]