11 Dhjetor 2023

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2023

Gjatë periudhës janar-shtator 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.


Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 44.76 miliardë lekë me një rritje prej 3.29 miliardë lekë ose 7.94%, krahasuar me 31.12.2022.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 70.12% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 14.43% krahasuar me 31.12.2022.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2023 është 31,281 me një rritje prej 8.07% krahasuar me 31.12.2022.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’22 30.09.’23 31.12.’22-30.09.’23
Asetet neto të FI 41,466 44,757            7.94



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.09.2023
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 24,763 29,906
Raiffeisen Vizion 3,714 9,198
Raiffeisen Invest EURO 1,438 3,375
Credins PREMIUM 440 674
ABI EIA 59 326
ABI FLEX EURO 14 282
Albsig Standard 121 249
Raiffeisen MIX 83 258
WVP Top Invest 347 222
WVP Global 298 217
ABI FLEX USD 4 51
TOTAL 31,281 44,757