21 Dhjetor 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 27.12.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2024 dhe Planit Strategjik për vitet 2024-2026””;
  4. Projekt “Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023”;
  5. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.09.2023;
  6. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për nëntëmujorin e vitit 2023;
  7. Projekt  “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt "Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë "Banka Kombëtare Tregtare" sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “VIG Services Shqipëri” sh.p.k.”;
  10. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë së brokerimit “ABI Broker Sigurimesh” sh.a.;
  11. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimi” sh.a., “Insig” sh.a., “Insig Jetë” sh.a., “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., dhe “ Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.,  për vitin ushtrimor 2023”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Fidentia sh.a.”;
  13. Të tjera.