27 Dhjetor 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27.12.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2024 dhe Planit Strategjik për vitet 2024-2026”;
  2. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023;
  3. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  4. Miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimi” sh.a., “Insig” sh.a., “Insig Jetë” sh.a., “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., dhe “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., për vitin ushtrimor 2023;
  5. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Fidentia” sh.a.