24 Janar 2024

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 31.01.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat dhe depozitarit të fondeve të pensionit privat të themeluara në Republikën e Shqipërisë””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e elementëve të kontratës së anëtarësimit, të deklaratës së pranimit të pjesëmarrjes, të kontratës së administrimit të aktiveve të shoqërisë administruese dhe përmbajtjes dhe strukturës së prospektit të fondit””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores "Për përcaktimin e kërkesave mbi mjaftueshmërinë e kapitalit, formën, llogaritjen dhe shumën e fondeve të veta që duhet të ketë shoqëria administruese e fondeve të pensionit privat””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores "Për delegimin e funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2024”;
  8. Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
  9. Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
  10. Mbi inspektimin në vend të kryer pranë shoqërisë “Tirana Bank” sh.a.;
  11. Mbi inspektimin në vend të kryer pranë shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a.;
  12. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimeve “Insig Jetë” sh.a.”;
  13. Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.
  14. Të tjera.