23 Janar 2024

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për vitin 2023

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2023, u dominua në masën 67.59% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.41% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 85.21% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për vitin 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 42.58% dhe 47.35% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.31% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2023, ka pasur një ulje prej 1,418 milionë lekë ose 23.05% krahasuar me vitin 2022. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 11.36%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2023, ka pasur një rritje prej 32.79 milionë lekë ose 1.05%, ndërkohë pati dhe një rritje në numrin e transaksioneve në masën 39.87%, krahasuar me vitin 2022.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 1,385 milionë lekë, krahasuar me vitin 2022.


Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
viti 2022 2023 `23/`22-1
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar                                                              6,152.19 4,734.02           (23.05)
   Individë 4,491.87 4,350.29              (3.15)
   Persona juridikë 1,660.32 383.73 (76.89)
C Blerje para afatit të maturimit                                                                             3,132.01 3,164.80             1.05
   Individë 2,777.01 3,008.60                8.34
   Persona juridikë 355 156.20            (56.00)


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2023 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.