7 Mars 2024

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2023

Gjatë vitit 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.


Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 50.29 miliardë lekë me një rritje prej 4.23 miliardë lekë ose 9.19%, krahasuar me 31.12.2022.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.17% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.36% krahasuar me 31.12.2022.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2023 është 32,189 me një rritje prej 11.19% krahasuar me 31.12.2022.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’22 31.12.’23 31.12.’22-31.12.’23
Asetet neto të FI 46,054 50,287            9.19



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  31.12.2023
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 25,813 31,025
Raiffeisen Vizion 3,610 8,765
Raiffeisen Invest EURO 1,415 3,317
Sea Land 2 2,936
Green View 2 1,896
Credins PREMIUM 408 648
ABI EIA 60 329
Raiffeisen MIX 83 320
ABI FLEX EURO 18 294
Albsig Standart 116 251
WVP Top Invest 349 228
WVP Global 304 224
ABI FLEX USD 5 55
TOTAL 32,185 50,287