19 Mars 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 28.03.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023”;
  5. Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2023 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Projekt “Për miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës”;
  7. Projekt “Për miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”;
  8. Informacion mbi kategorizimin e nivelit të riskut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit për PPP dhe FT, depozituar pranë AMF-së për vitin 2023;
  9. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Kredo Financë” sh.p.k., për emetimin e obligacioneve”;
  10. Projekt “Mbi inspektimin tematik të ushtruar pranë shoqërive të sigurimit “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a. “Atlantik - shoqëri sigurimi”sh.a., “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a.,  Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.” dhe “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi licencimin e “Fondit të Qëndrueshëm Raiffeisen Solid”, si fond furnizues i fondit kryesor “Raiffeisen Sustainable Solid”, të administruar nga “Raiffeisen Invest-SHAFP dhe SIK” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit, kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
  13. Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime;
  14. Të tjera.