28 Mars 2024

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28.03.2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023;
  2. Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023;
  3. Miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës;
  4. Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
  5. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Kredo Financë” sh.p.k., për emetimin e obligacioneve;
  6. Licencimin e “Fondit të Qëndrueshëm Raiffeisen Solid”, si fond furnizues i fondit kryesor “Raiffeisen Sustainable Solid”, të administruar nga “Raiffeisen Invest-SHAFP dhe SIK” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të administratorit, kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
  8. Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.