5 Prill 2024

Zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, si dhe në kuadër të aktiviteteve për edukim dhe përfshirje financiare,  zhvilloi në datat 26 mars  dhe 4 prill 2024, testimet për vlerësues dëmesh në sigurime. Testimet u zhvilluan pas trajnimeve të organizuara nga Autoriteti, për kualifikim profesional dhe për edukimin në vazhdim.

Rritja e nivelit të njohurive të vlerësuesve të dëmeve në sigurime, i shërben trajtimit me profesionalizëm të vlerësimit të dëmshpërblimit të të siguruarve, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]