Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-mars 2024
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-mars 2024, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 47.67% dhe 46.39% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-mars 2024, u dominua në masën 81.41% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 18.59% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 91.03% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-mars 2024 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.00% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Grafik:Tregu i Titujve të Qeverisë jashtë Burse për periudhën janar-mars 2024

- Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand) Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
- Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)
- Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)
- Vendosja si kolateral
- Shlyerje e vleres nominale ne maturim
- Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F
Transaksioni i llojit B “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës janar-mars 2024, ka pasur një ulje prej 665 milionë lekë ose 30.39% krahasuar me periudhën janar-mars 2023. Gjithashtu, numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 14.83%.
Transaksioni i llojit C “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës janar-mars 2024, ka pasur një ulje prej 217 milionë lekë ose 28.95%, me numër të njëjtë transaksionesh, krahasuar me periudhën janar-mars 2023.
Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)”
Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 882 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2023.
*
Ky buletin është hartuar në përputhje me Ligjin në fuqi nr. 62/2020” Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve:
- Rregullorja nr. 16, date 28.02.2023 “ Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi”. (Shtojca IV)
- Rregullorja nr. 197, datë 24.11.2023 "Për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së raportimit periodik të shoqërive komisionere, bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut”
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| janar-mars | 2023 | 2024 | `24/`23-1 | |
| B | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) | 2,186.91 | 1,522.38 | (30.39) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 1,958.81 | 1,457.78 | (25.58) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | 228.10 | 20.00 | (91.23) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | 44.60 | 100.00 | |
| C | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) | 749.56 | 532.56 | (28.95) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 643.86 | 530.56 | (17.60) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë | 105.70 | 2.00 | (98.11) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | - | - | |
| F | Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) | - | 2.00 | 100.00 |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | - | - | - | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | - | - | - | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | - | 2.00 | 100.00 | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2024 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English