24 Maj 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare


Ditën e premte, datë 31.05.2024, ora 09:30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:


1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat””;
4. Mbi inspektimin në vend të kryer pranë shoqërisë “Raiffeisen Bank” sh.a., për veprimtarinë e saj si broker ne sigurime;
5. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
6. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit dhe riemërimit të kryetarit e anëtarëve të Këshillit të Administrimit, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a.- Shoqëri Administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”;
7. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së brokerimit “Esig Broker” sh.a.”;
8. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime;
9. Të tjera.