4 Qershor 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31.05.2024 dhe vazhdimin e saj më 04.06.2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat”;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të anëtarit dhe riemërimit të kryetarit e anëtarëve të Këshillit të Administrimit, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a.-Shoqëri Administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive;
- Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së brokerimit “Esig Broker” sh.a.”;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.
Shqip
English