Zhvillimet e Tregut të Investimeve, 31.03.2024
Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2024
Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre gjashtëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion”, “Raiffeisen Mix” dhe “Raiffeisen Solid” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a, fondi i investimeve “Sigal Invest” nën administrimin e shoqërisë administruese “SIGAL-LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2024, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 51.68 miliardë lekë me një rritje prej 1,389 miliardë lekë ose 2.76%, krahasuar me 31.12.2023.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 61.63% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 1.03% krahasuar me 31.12.2023.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2024 është 33,243 me një rritje prej 3.27% krahasuar me 31.12.2023.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’23 | 31.03.’24 | 31.12.’23-31.03.’24 | |
| Asetet neto të FI | 50,287 | 51,676 | 2.76 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
31.03.2024
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 26,893 | 32,346 |
| Raiffeisen Vizion | 3,526 | 8,694 |
| Raiffeisen Invest EURO | 1,457 | 3,347 |
| Sea Land | 2 | 2,936 |
| Green View | 2 | 1,896 |
| Credins PREMIUM | 393 | 620 |
| ABI EIA | 59 | 332 |
| Raiffeisen MIX | 88 | 379 |
| ABI FLEX EURO | 22 | 311 |
| Albsig Standart | 118 | 254 |
| WVP Top Invest | 352 | 238 |
| WVP Global | 323 | 257 |
| ABI FLEX USD | 5 | 62 |
| Sigal Invest | 3 | 3 |
| TOTAL | 33,243 | 51,676 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2024 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
Shqip
English