18 Qershor 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së merr pjesë në Workshopin "Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar"

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, mori pjesë në Workshopin me temë: "Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar", organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore.

Në sesionin "Përpjekjet për rritjen e përfshirjes dhe edukimit financiar si nxitës të inovacionit financiar dhe qëndrueshmërisë në Shqipëri", zonja Kaçi prezantoi iniciativat konkrete që Autoriteti po ndërmerr për të rritur aksesin dhe edukimin financiar në vend. Nëpërmjet këtyre nismave, AMF synon të rrisë aksesin dhe informimin e qytetarëve për shërbimet financiare duke ndërtuar një kulturë solide të edukimit financiar për shoqërinë.

Në fjalën e saj, znj. Kaçi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucione të tjera, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin e publikut dhe zgjerimin e kulturës financiare në vend.