21 Qershor 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 28.06.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023”;
  4. Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 4-mujor të vitit 2024, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  5. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për mënyrën dhe afatin e  përllogaritjes së vlerës neto të aktiveve të fondit të pensionit privat, çmimit të kuotës, shndërrimin e kontributeve në kuota si dhe mënyrën e raportimit të informacionit””;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2024;
  7. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2023 dhe 31.03.2024;
  8. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2024;
  9. Projekt “Mbi inspektimin e plotë me bazë rreziku, pranë shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  10. Projekt “Për miratimin e tarifave të ndryshuara të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, për ofrimin e shërbimeve si Regjistrar dhe Depozitar Qendror i Titujve”;
  11. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  12. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Union” sh.a., për emetim obligacioni”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria- Shoqëri administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a. dhe emërimin e personelit kyç të shoqërisë;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimin të emrit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal” dhe “Sigal Pro” dhe miratimin e kontratës tip individuale për anëtarësimin në fondin e pensionit privat me pjesëmarrje të hapur “Sigal” dhe “Sigal Pro”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
  16. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.