26 Qershor 2024

Autoriteti publikon draftin e “Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” për konsultim publik

Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës (GTNP) ngritur me vendim të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) me asistencën e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë ka hartuar Strategjinë Kombëtare “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030” dhe planin e saj të veprimit.
Kjo strategji do të shërbejë si dokument udhëzues për vitet 2024-2030, për të gjithë institucionet përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Drafti i “Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030”, publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

Strategjia Kombëtare “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030”