28 Qershor 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 28.06.2024 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2023;
- Miratimin e projektrregullores “Për mënyrën dhe afatin e përllogaritjes së vlerës neto të aktiveve të fondit të pensionit privat, çmimit të kuotës, shndërrimin e kontributeve në kuota si dhe mënyrën e raportimit të informacionit”;
- Miratimin e tarifave të ndryshuara të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, për ofrimin e shërbimeve si Regjistrar dhe Depozitar Qendror i Titujve;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
- Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Union” sh.a., për emetim obligacioni;
- Miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria- Shoqëri administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a. dhe emërimin e personelit kyç të shoqërisë;
- Miratimin e ndryshimin të emrit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal” dhe “Sigal Pro” dhe miratimin e kontratës tip individuale për anëtarësimin në fondin e pensionit privat me pjesëmarrje të hapur “Sigal” dhe “Sigal Pro”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.
Shqip
English