31 Korrik 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31.07.2024 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Dhe Bankës Kombëtare Të Hungarisë (HNB);
- Miratimin e projektrregullores “Mbi formën, përmbajtjen dhe afatet kohore të raporteve dhe pasqyrave financiare të ndërmjetme dhe vjetore të shoqërive administruese, fondeve të pensionit privat dhe depozitarëve”;
- Miratimin e ndryshimeve në rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar, e ndryshuar”;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
- Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e regjistrimit të fondit të investimeve alternative “Credins Optimal”- Fond Investimi Alternativ, të administruar nga “Credins Invest” - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
- Miratimin paraprak të kërkesës së shoqërisë “Vienna Life Insurance” – “Vienna Sigurim Jete” sh.a., për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “First Investment Bank” sh.a., si Depozitar;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.
Shqip
English