21 Gusht 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 28.08.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për përmbajtjen, format e reklamimit, ndryshimet dhe ruajtjen e materialeve promovuese për fondin e pensionit dhe shoqëritë administruese””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve të licencuara, të autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024”;
  7. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  9. Mbi inspektimin në vend të kryer pranë shoqërisë “GreCo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a., për veprimtarinë e saj si broker ne sigurime;
  10.  Projekt “Mbi miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., si Depozitar”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  12. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  13. Të tjera.