22 Gusht 2024
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së takon drejtues të lartë të Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit (OTA) të kryesuar nga znj.Paula Jones, këshilltare e lartë për shërbimet financiare.
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit që AMF po zbaton me financim nga Departamenti Amerikan i Thesarit me fokus kryesor rritjen e standardeve për mbrojtjen ndaj rreziqeve të sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e infrastrukturës së sistemeve të teknologjisë së informacionit të Autoritetit, edukimit financiar dhe mbrojten e konsumatorëvë në fushën e sigurimeve.
Gjatë takimit, znj. Kaçi theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse, edukimin financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve, si dhe vlerësoi veçanërisht rekomandimet e ekspertëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Drejtuesit e lartë të OTA-s vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gadishmërinë për vijimin e mëtejshëm të asistencës teknike për Autoritetin.
Shqip
English