28 Gusht 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 28.08.2024 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores “Për përmbajtjen, format e reklamimit, ndryshimet dhe ruajtjen e materialeve promovuese për fondin e pensionit dhe shoqëritë administruese”;
- Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”;
- Miratimin e rregullores “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve të licencuara, të autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., si Depozitar;
- Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English