Zhvillimet e Tregut të Investimeve, 30.06.2024
Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2024
Gjatë periudhës janar-qershor 2024, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion”, “Raiffeisen Mix” dhe “Raiffeisen Solid” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a, fondi i investimeve “Sigal Invest” nën administrimin e shoqërisë administruese “SIGAL-LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2024, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 53.19 miliardë lekë me një rritje prej 2,902 miliardë lekë ose 5.77%, krahasuar me 31.12.2023.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 62.86% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 4.18% krahasuar me 31.12.2023.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2024 është 34,411 me një rritje prej 6.90% krahasuar me 31.12.2023.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’23 | 30.06.’24 | 31.12.’23-30.06.’24 | |
| Asetet neto të FI | 50,287 | 53,189 | 5.77 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
30.06.2024
| Fondi Investimit | Numri i anëtarëve në F.I. | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 27,857 | 33,186 |
| Raiffeisen Vizion | 3,647 | 9,310 |
| Raiffeisen Invest EURO | 1,495 | 3,379 |
| Sea Land | 2 | 2,936 |
| Green View | 2 | 1,896 |
| Credins PREMIUM | 377 | 628 |
| Raiffeisen MIX | 91 | 350 |
| ABI EIA | 56 | 333 |
| ABI FLEX EURO | 23 | 305 |
| WVP Global | 354 | 268 |
| Albsig Standard | 116 | 263 |
| WVP Top Invest | 365 | 238 |
| ABI FLEX USD | 5 | 61 |
| Raiffeisen Solid | 18 | 35 |
| Sigal Invest | 3 | 3 |
| Total | 34,411 | 53,189 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private , 30.06.2024 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
Shqip
English