12 Shtator 2024
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 19.09.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Mbi rregulla të mëtejshme mbi investimet dhe veprimtarinë e fondit të pensionit privat”;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e elementëve dhe niveleve të tarifave dhe kostove, si dhe mënyrën e llogaritjes së tyre”;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “ABI Invest” sh.a, dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a., dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive "WVP Fund Management Tirana” sh.a., dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a., për vitin ushtrimor 2024”;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. për vitin ushtrimor 2024”;
- Projekt “Mbi inspektimin tematik të ushtruar pranë shoqërive të sigurimit “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a. “Atlantik - shoqëri sigurimi” sh.a., “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a., “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
- Të tjera.
Shqip
English