1 Tetor 2024
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e martë, datë 08.10.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024;
- Mbi analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.06.2024;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit të jetës dhe jojetës për vitin ushtrimor 2024”;
- Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2024;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për procedurën, dokumentacionin, kushtet dhe mënyrën e zbatimit të ndryshimeve të formës së fondit të pensionit privat””;
- Të tjera.
Shqip
English