Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, takim me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit
Në kuadër të projektit të asistencës teknike nga Departamenti Amerikan i Thesarit, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi takimin përmbyllës me ekspertët e Zyrës së Asistencës Teknike (OTA), në përfundim të vizitës së tyre dy javore në Shqipëri.
Ekspertët e projektit zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të Autoritetit, institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor dhe me grupet e tjera të interesit. Fokusi kryesor i këtyre takimeve ishte identifikimi i kompanive me kapital shtetëror dhe bashkive potenciale për nxitjen e emetimit të instrumenteve të borxhit, me qëllim financimin e projekteve të tyre zhvillimore. Kjo iniciativë është në zbatim të Dokumentit Politik "Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027".
Znj. Kaçi vlerësoi mbështetjen me asistencë teknike për forcimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në nivel lokal, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me synim rritjen dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në vend, në përputhje me strategjinë e Autoritetit dhe politikat qeveritare.
Shqip
English