23 Tetor 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30.10.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3.  Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 8-mujor të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për regjistrin e pronësisë së fondit të pensionit privat dhe vërtetimin për gjendjen e llogarisë së anëtarit në fondin e pensionit””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për mënyrën, afatet dhe procedurën e pagesës së pensionit privat””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për transferimin vullnetar dhe transferimin e detyruar të administrimit të fondit të pensionit privat””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve në “Manualin e Mbikëqyrjes me Bazë Rreziku për Fondet e Pensionit Privat””;
  8. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Sigal Uniqa Invest” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin ushtrimor 2024”;
  10. Projekt “Mbi miratimin shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin ushtrimor 2024”;
  11. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  12. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë së brokerimit “Esig Broker” sh.a.;
  13. Projekt “Mbi miratimin e regjistrimit të fondit të investimeve alternative “Credins Global Bonds Fond Investimi Alternativ” të administruar nga shoqëria “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të personel kyç të shoqërisë “Credins Invest” – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit të jetës “Sicred” sh.a.”;
  16. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  17. Të tjera.