29 Tetor 2024

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-shtator 2024

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-shtator 2024

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-shtator 2024, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 50.64% dhe 36.20% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për periudhën janar-shtator 2024, u dominua në masën 60.99% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 39.01% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 83.94% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-shtator 2024 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.16% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                  
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F

Transaksioni i llojit B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë periudhës janar-shtator 2024, ka pasur një rritje prej 3,636 milionë lekë ose 98.98% krahasuar me periudhën janar-shtator 2023. Ndërkohë, numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 7.59%.

Transaksioni i llojit C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë periudhës janar-shtator 2024, ka pasur një ulje prej 423 milionë lekë ose 17.13%. Numri i transaksioneve është ulur me 17.40% krahasuar me periudhën janar-shtator 2023.

Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” , gjatë periudhës janar-shtator 2024, janë realizuar me vlerë nominale 206 milionë lekë.

Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 3,418 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2023.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-shtator 2023 2024 `24/`23-1
B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) 3,673.30 7,309.07           98.98
  Klientë joprofesionistë (Individë) 3,307.57 3,966.72 19.93
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) 365.73 2,987.65 716.89
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar - 354.70 100.00
C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) 2,471.05 2,047.82             (17.13)
  Klientë joprofesionistë (Individë) 2,339.85 1,605.42 (31.39)
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë 131.20 18.70 (85.75)
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar            - 423.70 100.00
F Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) - 205.89 100.00
  Klientë joprofesionistë (Individë) - 188.89 100.00
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) - - -
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar - 17.00 100.00


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2024 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.