Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive raporton në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Dezinformimit
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, raportoi sot përpara Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Dezinformimit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, mbi zbatimin e masave ndaj dezinformimit dhe formave të ndërhyrjes së huaj dashakeqëse në sistemin financiar. Gjatë raportimit, znj. Kaçi paraqiti shtyllat kryesore ku mbështet puna e Autoritetit në këtë drejtim.
Drejtoresha e Përgjithshme shprehu angazhim të plotë për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe forcimin e mekanizmave ligjorë dhe të kontrollit për parandalimin e dezinformimit dhe formave të ndërhyrjes së huaj që mund të cënojnë sistemin financiar.
Shqip
English