1 Nentor 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30.10.2024 dhe 01.11.2024 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e projektrregullores “Për regjistrin e pronësisë së fondit të pensionit privat dhe vërtetimin për gjendjen e llogarisë së anëtarit në fondin e pensionit”;
- Miratimin e projektrregullores “Për mënyrën, afatet dhe procedurën e pagesës së pensionit privat”;
- Miratimin e projektrregullores “Për transferimin vullnetar dhe transferimin e detyruar të administrimit të fondit të pensionit privat”;
- Miratimin e ndryshimeve në “Manualin e Mbikëqyrjes me Bazë Rreziku për Fondet e Pensionit Privat”;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Sigal Uniqa Invest” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin ushtrimor 2024;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin ushtrimor 2024;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e regjistrimit të fondit të investimeve alternative “Credins Global Bonds Fond Investimi Alternativ” të administruar nga shoqëria “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të personel kyç të shoqërisë “Credins Invest” – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit të jetës “Sicred” sh.a.;
- Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Miratimin e një ndryshimi në rregulloren nr. 93, datë 31.05.2023 “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
Shqip
English