Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën Janar – Shtator 2010
Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës Janar - Shtator 2010 u dominua në masën 93.22% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 6.78% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.92% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Shtator 2010, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar"përkatësisht me 50.83% dhe 22.10% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 96.80 % të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës Janar -Shtator 2010 ka patur një rritje prej 301.76 milionë lekë ose në masën 3.76%, krahasuar me vitin 2009, shoqëruar me një ulje në masën 4.58% të numrit të transaksioneve.
Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës Janar - Shtator ka patur një rritje prej 731.65 milionë lekë ose 43.71%, krahasuar me vitin 2009, ndjekur nga një rritje në masën 73.05% të numrit të transaksioneve.
Krahasuar me periudhën Janar - Shtator 2009, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 1,033.41 milionë lekë.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2009, 2010
|
Lloji i Transaksionit |
Vlera nominale |
Ndryshimi |
||
|
(në mln lekë) |
(në %) |
|||
|
Periudha Janar - Shtator |
2009 |
2010 |
`01/`09-1 |
|
|
Letra me Vlerë të Qeverisë |
||||
|
B |
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar |
8,027.53 |
8,329.29 |
3.76 |
|
|
Individë |
6,682.78 |
6,412.29 |
(4.05) |
|
|
Persona juridike |
1,344.75 |
1,917.00 |
42.55 |
|
C |
Blerje nga individet para afatit të maturimit |
1,673.70 |
2,405.35 |
43.71 |
|
|
Individë |
771.31 |
1,204.19 |
56.12 |
|
|
Persona juridikë |
902.39 |
1,201.15 |
33.11 |
Shqip
English
