25 Nentor 2010

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Tetor 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - tetor 2010 arritën rreth 6,795 milionë lekë, ose 1.65% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - tetor 2010  numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 567,101 duke shënuar një ulje prej rreth 11.60%, krahasuar me janar - tetor 2009. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 89.72% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.63% dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.65%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47.09% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 52.91% të totalit të tregut

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 3,595 milionë lekë, ose rreth 0.64% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - tetor 2010 pati një rritje prej 6.01% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 7.05% krahasuar me janar - tetor 2009.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar - tetor 2010 pati një rritje prej 7.86% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 6.76% krahasuar me janar - tetor  2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 23.78% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - tetor 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 5.59% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2009.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 3,200 milionë lekë, ose 4.36% më shumë se në janar - tetor të vitit 2009 por me rreth 29.13% ulje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - tetor 2010 patën rritje me rreth 2.95%  kundrejt periudhës janar - tetor 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,686 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 42.35% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 26.43% .

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - tetor 2010 ndihet një rritje prej 3.34% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 17.59% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me muajin janar - tetor 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar - tetor 2010  arritën në rreth 316 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.78% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 77.49% të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e Jetës në janar - tetor 2010 arritën 654 milionë lekë, ose rreth 10.21% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajve janar - tetor 2010 u rritën me rreth 29.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 1,556 milionë lekë, apo 86.82% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

  

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar - Tetor

2009

2010

                                                                                    Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

 105

117

Karton Jeshil

648

1184

Kasko

98

86



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Tetor 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Tetor 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu