3 Dhjetor 2010

Zhvillimi i mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, më 7 dhjetor 2010, do të zhvillojë mbledhjen e Bordit ku do të shqyrtojë çështjet kryesore:

- Projektin “Për miratimin e rregullores për afatet, kushtet dhe procedurat për autorizim të kujdestarëve të
  obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të Qeverive Vendore, si dhe të detyrimit për informim”;

- Projektin “Për miratimin e rregullores për penalitetet e zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi 
  i pensionit”;

- Projektin “Për miratimin e rregullores për mënyrat, kushtet dhe procedurat e pagesave të pensionit”;

- Projektin “Mbi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2011”;

- Projektin “Për miratimin e kushteve të përgjithshme, specimenit dhe tabelës së primeve të kontratës së sigurimit
  të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian” sh.a;

- Projektin “Për miratimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a”;

- Projektin “Për miratimin e raportit statistikor “Sigurime në 10 vite””;

- Projektin “Për miratimin e planit strategjik për vitet 2011-2014 si dhe planit vjetor 2011, të Auditit të Brendshëm
  në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;

- Projektin “Mbi shqyrtimin e ankesës së shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a kundër  vendimit të Bordit nr. 105,
  datë 18.10.2010”;

- Informacionin “Mbi Manualin e Mbikëqyrjes me Fokus Riskun”; etj.